Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqit.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se gjatë hetimeve kanë identifikuar dy persona, që sipas tyre kanë të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.
“Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje.” – thuhet në njoftim.
Sipas PK-së, njëri nga të dyshuarit është D.S i cili dyshohet për vepra penale, vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, etj.
“1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.”
Ndërsa sipas policisë i dyshuari tjetër është M.D, i cili dyshohet se është i përfshirë në 17 vepra penale.
“2. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.” – kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.