Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të kërkuar për vjedhje të rëndë/FOTO – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të kërkuar për vjedhje të rëndë/FOTO

    Insajderi
    04 February 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në identifikimin e vendodhjes së dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon informata që mund të ndihmojnë në lokalizimin e dy shtetasve të Shqipërisë.

    Personat e dyshuar janë:

    • Ismail Dishuka (datëlindja: 25.10.1979)
    • Emanuel Shkodra (datëlindja: 11.06.1999)

    Ata kërkohen për përfshirje në një vjedhje të rëndë dhe janë identifikuar nga policia.

    Policia fton qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së dy të dyshuarve.

    Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192 ose në adresën e emailit [email protected].


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark