Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Insajderi
    30 May 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

    Në njoftimin zyrtar thuhet se personi në fjalë është i paraqitur në fotografi/video të cilat janë siguruar si prova në kuadër të hetimeve në zhvillim. Policia iu bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet përmes numrit 192 apo përmes emailit: [email protected].

    Policia thekson rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në zbardhjen e rasteve penale dhe garanton ruajtjen e konfidencialitetit për të gjithë ata që ndihmojnë me informacion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark