Policia e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën kolonel, Jeton Rexhepi ka folur për gjendjen në komunikacion gjatë muajve të fundit.
Ai ka bërë të ditur se vetëm brenda tre mujorit të parë të vitit 2023 janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente trafiku.
“Në periudhën janar- mars 2023 janë 4248 aksidente në total, prej tyre janë 18% ose 4 raste më pak aksidente fatale se sa vitin e kaluar”, ka deklaruar Rexhepi.
Koloneli ka bërë të ditur se prej tyre 18 kanë pasur pasoja fatale, ku kanë vdekur gjithsej 23 persona.
Siç ka bërë të ditur ai, policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren./Insajderi