Nga ora 17:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë, do të mbahet një konferencë për media, e cila i dedikohet një operacioni të Antidrogës.
Aty do të jepen detaje rreth gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të substancave narkotike.
Në konferencë do të marrë pjesë edhe Drejtori i Antidrogës z. Reshat Murseli, dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.