×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës: Rastet e dhunës në rritje në rajonin e Ferizajt

    Insajderi
    01 July 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt në rritje në raport me vitin paraprak.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

    Nga 16 raste sa kanë qenë të raportuara në qershorin e vitit të kaluar, numri i rasteve të dhunës në familje arrin në 18 për muajin që lamë pas.

    Njoftimi i plotë nga policia:

    Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit qershor-2024 janë raportuar 18 raste të dhunës në familje, prej tyre :

    – në Ferizaj, 13 raste

    – në Kaçanik, 3 raste

    – në Shtime, 1 raste dhe

    – në Han të Elezit, 1 rast

    Ndërsa në muajin qershor të vitit 2023 ishin të raportuara 16 raste të dhunës në familje.

    Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

    Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark