Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje e cila i mundëson policëve kosovarë që të shërbejnë edhe në disa qytete të Shqipërisë.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se marrëveshja mes dy vendeve është arritur për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë.
Si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë policor të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër, njofton policia
“Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor policor, në trajnime të avancuara në procesin e shkëmbimit të praktikave policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare si dhe veprave tjera penale”, thuet në komunikatë./Insajderi.com