Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin nga Klina, Bujar Pantinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin nga Klina, Bujar Pantinën

    Insajderi
    26 May 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person si të dyshuar për shitje të e paautorizuar të narkotikeve, shkruan Insajderi.

    Ai është, Bujar Pantina nga Klina. Policia ka publikuar edhe të dhënat shtesë si dhe fotografinë e personit në fjalë.

    Ai kërkohet nga autoritetet e sigurisë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    I njëjti sipas njoftimit nga data 4 shkurt gjendet në arrati.

    “Andaj me autorizim të prokurorit kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë në arrestimin e tij, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark