Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj

    Insajderi
    06 September 2025 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.

    Për këtë 26-vjetor do të mbahet ceremonia qendrore nga ora 19:00.

    Me 6 shtator të vitit 1999, për herë të parë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës u panë uniformat e kaltra të Policisë së Kosovës që atë kohë emëroheshin si Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).

    Policia e Kosovës u themelua zyrtarisht më 6 shtator 1999, si një nga institucionet kyçe për sigurinë e vendit pas përfundimit të luftës në Kosovë.

    Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Në vitin 2008 të pavarësisë, Policia e Kosovës tashmë kishte kaluar pothuajse në të gjitha njësitet e saj tranzicionin dhe kishte marrë kompetencat nga policia e UNMIK-ut, duke u përgatitur të marrë përgjegjësitë për sigurinë e shtetit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark