Policia e Kosovës thotë se "rreth 150 vetë protestuan sot" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës thotë se “rreth 150 vetë protestuan sot”

    Insajderi
    05 August 2016 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë informacionet për protestën e mbajtur sot në Prishtinë, e cila u organizua nga një iniciativë qytetare në Kosovë.

    Sipas policisë, sot në protestën që fillojë prej orës 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ishin të mbledhur “rreth 150” qytetarë derisa kanë konfirmuar se gjiçka është mbyllor në mënyrë të qetë dhe paqësore.

    “Në këtë protestë kanë marr pjesë rreth 150 protestues dhe rreth orës 19:15, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Ndërsa, njëri nga organizatorët e protestës, analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë me ironi se “kjo shifër është e saktë, nëse numërimin e ka bërë Baki Kelani”.

    “Duket se policia e ka një kalkulator të veçantë”, është shprehur Mushkolaj për Insajderin.

    Protesta e sotme u organizua spontanisht nga qytetarët të indinjuar me skandalin e radhës të përgjimeve – “Dosja e Shefave”, ku protagonist është shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ku shpërfaqet abuzimi me pushtetin. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark