Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë si i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së.
Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.
I dyshuari dyshohet se i ka postuar për ti shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.
Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion.
Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.