Policia e njeh sulmuesin te 'Parku i Qytetit' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e njeh sulmuesin te ‘Parku i Qytetit’

    Insajderi
    29 August 2016 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e ka dhënë versionin e vet për plagosjen e dy personave me armë zjarri sot afër ‘Parkut të Qytetit’ në Prishtinë.

    Rreth orës 12 policia thotë se ka marrë informacion se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

    “Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

    • A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
    • E. Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,

    të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

    Aktualisht policia ka arrit që të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

    “Ndërkohë që hetuesit policorë, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet më tej në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark