Policia e Prishtinës realizon 113 urdhëresa gjykate dhe shqipton mijëra gjoba gjatë javës së kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Prishtinës realizon 113 urdhëresa gjykate dhe shqipton mijëra gjoba gjatë javës së kaluar

    Insajderi
    01 September 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, zyrtarët e saj kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme në lokacione të ndara, duke realizuar 113 urdhëresa gjykate. Nga këto, 51 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe procedura të tjera.

    Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e urdhëresave.

    Aktivitetet policore përfshijnë edhe kontrolle në segmente të tjera të sigurisë:

    5 armë zjarri janë sekuestruar në periudhën e raportuar, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

    Janë shqiptuar gjithsej 4,745 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme, përfshirë 601 gjoba të evidentuara nga vetura inteligjente dhe radari mobil.

    Policia thekson se aktivitetet e saj vazhdojnë për të garantuar rend dhe siguri në rajonin e Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark