Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se Policia e Serbisë e ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
Përmes një postimi në “Twitter”, Vela ka thënë se Ismaili është arrestuar për shkak se ka lejuar një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.
“Policia e Serbisë ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës! Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar ai.
Tutje, Vela ka kërkuar që Ismaili të lirohet menjëherë nga paraburgimi.
Serbia’s police arrested the head of the House of Culture in the municipality of Bujanoc, Jetmir Ismaili, a local Albanian for allowing a theatric play funded by Kosovo institutions!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 9, 2023
Outrageous repression from Vučić’s regime. Mr Ismaili shld be released immediately from custody.