Policia e Shtetit rrethon objektin e disa mediave në Shqipëri, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Policia e Shtetit rrethon objektin e disa mediave në Shqipëri, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi (VIDEO)

    Insajderi
    09 August 2025 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën.

    Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

    Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO”, i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

    Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark