Rrugët që të çojnë në shtëpinë e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks në Pitsburg, të riun që dyshohet për tentimin e vrasjes së Donald Trump në një tubim elektoral, tani janë mbyllur në kohën kur policia, FBI dhe shërbimi sekret po kontrollojnë shtëpinë e familjes së tij.
Siç raporton The Guardian, Crooks, nga Bethel Park i Pensilvanisë, shtiu disa herë – ku një nga plumbat e qëlloi Trumpin në veshin e djathtë – në një tubim elektoral në ambient të hapur.
Në vendin e ngjarjes u gjet një pushkë automatike.
Shërbimi Sekret tha se një person u vra në publik dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Agjentët e neutralizuan sulmuesin në vendngjarje.