Policia franceze arreston pesë persona në operacionet anti terror – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia franceze arreston pesë persona në operacionet anti terror

    Insajderi
    02 May 2017 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e prokurorit të në Paris tha se pesë perosna janë arrestuar dhe një sasi armësh janë konfiskuar në operacionet anti terror gjithandej Franvcës, pesë ditë përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

    Të dyshuarit janë të moshave ndërmjet 18 dhe 24 vjeç.

    Zyra e prokurorit tha se ata u kapën në operacionet e të martës në tri qytete; në afërsi të qytetit të Normandisë në Rouen, në Villeneuve d’Ascq afër Lille në Francën Verirore dhe në Roanne në Francën qendrore, ka njoftuar agjencia AP

    Prokurori i Parisit mbikëqyrë hetimet anti terror.

    Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale. Balotazhi është të dielën, njofton rel.

    Në një sulm, për të cilin mori përgjegjësinë grupi militant SHteti Islamik, dy javë më parë u vra një polic në Paris. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme pas një vale të sulmeve vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark