Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge

    Insajderi
    17 May 2024 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, më 17 maj.

    “Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në X, që më herët njihej si Twitter.

    Agjencia AFP raportoi se një burim i ka thënë se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje.

    Franca ka komunitetin më të madh hebre në shtet pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ky shtet, ka po ashtu komunitetin më të madh mysliman në Evropë./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark