Policia: Gani Nikqi nuk u pranua në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Gani Nikqi nuk u pranua në polici

    Insajderi
    23 August 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zotimi i Adem Grabovcit për të punësuar një person të quajtur Gani Nikqi në Policinë e Kosovës – ashtu siç dëgjohet në publikimin e 17-të të Insajderit – duket të ketë dështuar. Policia e Kosovës njofton se Nikqi ka qenë kandidat për punësim porse “nuk ka arritur që të përmbushë kriteret e parapara, respektivisht të  kaloj testet e nevojshme”.

    hulumtimin e publikuar sot, Grabovci dëgjohet teksa deklarohet se ai ka autoritet mbi komandantin e Policisë së Kosovës.  Këtë autoritet ai e shpreh gjatë bisedës me një kandidat, Gani Nikqi, të cilit i garanton se emrin e tij dhe të pesë tjerëve ia ka dhënë direkt drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

    Nikqi e kishte telefonuar Grabovcin menjëherë pas intervistës për punë në Policinë e Kosovës, ndërsa Grabovci e kishte siguruar atë se pa marrë parasysh rezultatin puna do të ishte e kryer.

    “Unë besoj që osht punë e kryme, se qashtu m’ka thanë, mirëpo e përcjell situatën, se drejtëpërdrejt me Shpendin kom bisedu”, dëgjohet tek thotë Grabovci.

    Por, Policia e Kosovës ka reaguar ndaj artikullit duke thënë në Policinë e Kosovës është i punësuar vetëm një zyrtar policor me emrin Gani Nikqi, i cili është punësuar me 12.01.2004, e që nuk ka të bëjë fare me përgjimet e publikuara dhe me kohën e udhëheqjes apo menaxhimit të Drejtori të PK-së z. Shpend Maxhuni.

    “Kjo edhe një herë ri-konfirmon faktin se proceduarat e aplikimit, konkurrimit dhe përzgjedhjes në Policinë e Kosovës kanë qenë strikte të bazuara në kritere dhe standarde të avancuara dhe në përputhshmëri të plotë me procedurat e parapara ligjore, që dëshmon realizimin e një procesi mjaft kredibil dhe të menaxhuar në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark