Policia gjen armë dhe shufër metalike te nxënësit në një shkollë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjen armë dhe shufër metalike te nxënësit në një shkollë

    Insajderi
    25 April 2025 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se sot ë rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, zyrtarët policorë, gjatë patrullimit në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, kanë pranuar informatë për dy persona të dyshuar që mund të posedonin armë dhe mjete të forta, shkruan Insajderi.

    Menjëherë pas praimit të informatës, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona të mitur me inicialet R.Xh. dhe N.H. Gjatë kontrollit, tek i mituri R.Xh. është gjetur një armë zjarri, ndërsa te N.H. një shufër metalike.

    “Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Me urdhër të prokurorit të shtetit për të mitur, R.Xh. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, pas së cilës është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj N.H. është përpiluar një shënim zyrtar dhe edhe ai është liruar, me rastin që do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark