Policia gjen armë nën kulmin e një ndërtese në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjen armë nën kulmin e një ndërtese në Veri

    Insajderi
    21 November 2024 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në njërën prej tri ndërtesave të njohura si “Vampirusha” në Mitrovicën e Veriut sot në mëngjesi janë gjetur armë nën kulmin të këtij objekti.

    Rastin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    Elshani nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin, por ka thënë se shumë shpejt policia del me detaje për rastin.

    Ndërkaq edhe të mërkurën Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në pjesën veriore të vendit, saktësisht në Zubin Potok ku kanë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake’.

    ‘’Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake’’, thuhet në njoftimin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark