Policia gjen municion e uniforma në një fshat të Leposaviqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjen municion e uniforma në një fshat të Leposaviqit

    Insajderi
    28 February 2025 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion, një sasi eksplozivit dhe uniformave ushtarake.

    Këto do t’i prezantojë në një konferencë për media që do të mbahet sot nga ora 18:00 e ku do të marrin pjesë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe zëvendësdrejtori i rajonit Veton Elshani.

    “Sot, më 28.02.2025, Policia e Kosovës do të organizojë një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit. Realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media. Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani”, thuhet në komunikatën e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark