Policia e Gjermanisë ka arrestuar një serb 28-vjeçar në Oberhausen, i cili është klasifikuar nga organet e sigurisë si një kërcënim për shtetin.
Gjykata e Oberhausen në Gjermani ka lëshuar një urdhër-arrest për dëbimin e personit me nënshtetësi serbe në Serbi.
I arrestuari serb kishte qëndruar ilegalisht në Gjermani dhe është klasifikuar si njeri i rretikshëm për shtetin Gjerman, përcjell Insajderi.
28-vjeçari kishte qenë prej kohësh nën vëzhgimin e forcave të sigurisë. Ai është arrestuar në Oberhausen të mërkurën.
“Ai ka kontakte të ngushta në skenën islame dhe për këtë arsye ka qenë i monitoruar nga afër”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Oberhausenit, njofton portali gjerman Morgenpost.de. /Insajderi.com
Dosja Grande V – Rrëfimi i Giffonit për grupin e udhëhequr nga Ukë Rugova