Policia gjermane arreston tre burra që dyshohet se ishin të Hamasit e që po planifikonin sulme në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia gjermane arreston tre burra që dyshohet se ishin të Hamasit e që po planifikonin sulme në Gjermani

    Insajderi
    01 October 2025 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania ka arrestuar tre burra të dyshuar se ishin anëtarë të Hamasit dhe planifikonin një sulm terrorist ndaj një lokacioni hebre dhe izraelit në Gjermani, tha prokurori federal i vendit në një deklaratë.

    Burrat – dy shtetas gjermanë dhe i treti i përshkruar vetëm si i lindur në Liban – dyshohet se ishin të përfshirë “në sigurimin e armëve të zjarrit dhe municioneve” për të kryer “sulme ndaj institucioneve izraelite dhe hebraike në Gjermani”.

    Një pushkë sulmi AK-47 dhe disa armë zjarri u gjetën me ta, tha prokurori, shkruan The Guardian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark