Policia gjermane në Këln ka ndaluar qindra persona që besohet të jenë me origjinë nga Afrika, në kuadër të operacioneve për të parandaluar përsëritjen e sulmeve që u regjistruan në këtë qytet gjatë kremtimit të ndërrimit të motmoteve vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency.
Policia në Këln ka deklaruar se të gjithë u ndaluan gjatë operacioneve në dy stacionet e mëdha të trenit. Oficerët e policisë i morën në pyetje dhe kontrolluan identitetin e tyre.
Në prag të festimeve të Vitit të Ri, autoritetet në Këln kanë shpërndarë më shumë se 1.500 policë, pas kritikave të drejtuara për dështimin e vitit të kaluar në parandalimin e qindra grabitjeve dhe ngacmimeve seksuale, për të cilat kryesisht janë fajësuar presonat me origjinë nga Afrika e Veriut. /Insajderi.com