Policia gjermane ndalon qindra persona me orgjinë nga Afrika – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policia gjermane ndalon qindra persona me orgjinë nga Afrika

    Insajderi
    02 January 2017 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane në Këln ka ndaluar qindra persona që besohet të jenë me origjinë nga Afrika, në kuadër të operacioneve për të parandaluar përsëritjen e sulmeve që u regjistruan në këtë qytet gjatë kremtimit të ndërrimit të motmoteve vitin e kaluar.

    Policia në Këln ka deklaruar se të gjithë u ndaluan gjatë operacioneve në dy stacionet e mëdha të trenit. Oficerët e policisë i morën në pyetje dhe kontrolluan identitetin e tyre, shkruan AA.

    Në prag të festimeve të Vitit të Ri, autoritetet në Këln kanë shpërndarë më shumë se 1.500 policë, pas kritikave të drejtuara për dështimin e vitit të kaluar në parandalimin e qindra grabitjeve dhe ngacmimeve seksuale, për të cilat kryesisht janë fajësuar personat me origjinë nga Afrika e Veriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark