Policia gjermane: Sulmi në Mynih nuk është terrorist – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia gjermane: Sulmi në Mynih nuk është terrorist

    Insajderi
    13 June 2017 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane ka thënë se sulmi i sotëm në Munih nuk ndërlidhet me terrorizëm.

    Një police gjermane është qëlluar me armë në kokë nga një person i cili ia kishte rrëmbyer armën asaj.

    Policja është plagosur rëndë, ndërsa edhe dy kalimtarë të rastit janë plagosur në incidentin me të shtëna në stacionin Unterfohring S-Bahn. Policia ka thënë se incidenti nuk është terrorist, raporton BBC.

    Policia ka njoftuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik.

    “Nuk ka rrezik për publikun. Sipas informatave të policisë, mbase nuk është sulm terrorist”, ka raportuar radio e Bavarisë.

    Ndërkohë, policia e ka qëlluar dhe plagosur sulmuesin, i cili gjendet në paraburgim tani.

    Kalimtarët e rastit dhe i dyshuari nuk janë plagosur rëndë.

    Televizioni gjerman, n-tv, raporton se i dyshuari është qytetar gjerman, 37-vjeçar, dhe banon në Munih./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark