Policia gjobit 21 vjeçarin me 300 euro dhe 3 pikë negative - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjobit 21 vjeçarin me 300 euro dhe 3 pikë negative

    Insajderi
    17 March 2024 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia njofton se sot rreth orës 20:45 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 101 km/h.

    Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, thuhet në njoftimin e policisë

    Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

    “Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” apelon policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark