Policia gjobit "Papi Chulon" e Pejës - Bëri ‘drifta’ me veturë të gjelbër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjobit “Papi Chulon” e Pejës – Bëri ‘drifta’ me veturë të gjelbër

    Insajderi
    18 April 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë me ngjyrë të gjelbër është gjobitur nga policia e Pejës pasi bëri manovra me veturën e tij duke shkaktuar rrezik për kundërvajtësit e tjerë në komunikacion.

    Policia njoftoi se – sot rreth orës 01:30, Njësiti i komunikacionit rrugor në Pejё, ka identifikuar dhe më pas i ka shqiptuar gjobë një shoferi i cili me veturë bëri drifta duke shkaktuar rrezik për kundërvajtësit tjerë në komunikacion.

    “I dyshuari ka shkaktuar kundёrvajtje dhe me veprimet e tij ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë nё trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Për kёtё veprim kundërvajtësit i ёshtё shqiptuar gjoba, 3 muaj masё mbrojёse, 2 pikё negative dhe 150 euro gjobё.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark