Policia gjobitë me 300 euro një kompani ndërtimore në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjobitë me 300 euro një kompani ndërtimore në Ferizaj

    Insajderi
    17 May 2022 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale në Ferizaj, pas disa ankesave të qytetarëve dhe pasi ka inspektuar rrugët lokale të qytetit, kanë vërejtur se një kompani ndërtimore në rrugën “Reçaku” nuk ishte e pajisur me leje përkatëse për shfrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve.

    Ndaj, policia njofton se rreth orës 10:50 i ka shqiptuar fletëparaqitjen personit me inicialet B.Ç i moshës 25 vjeçar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me gjobë 300 euro.

    I njëjti bëhet e ditur se nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjës për t’u pajisur me leje përkatëse, duke i rrezikuar këmbësorët.

    Gjithashtu gjobë kundërvajtësve policia bën të ditur se i ka shqiptuar gjobë me nga 30 euro edhe tre shoferëve të auto-betonjerkave-mikser, për parking të parregullt në trotuar.

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te përgjegjësit e kompanive të ndërtimit që, të pajisen me leje përkatëse për shfrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve , ndërsa për shoferët e automjeteve transportuese të mallrave ndërtimore dhe auto- betonjerkave–mikser, të mos parkohen në mënyrë ta parregullt në trotuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital. Lajmëro Policinë dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark