Policia godet grupin kriminal që bashkëvepronte në Shqipëri dhe Kosovë, 5 të arrestuar e mbi 56 kg marihuanë e konfiskuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia godet grupin kriminal që bashkëvepronte në Shqipëri dhe Kosovë, 5 të arrestuar e mbi 56 kg marihuanë e konfiskuar

    Insajderi
    20 April 2022 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës thotë se në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike në luftën kundër krimit të organizuar dhe të të gjitha llojeve të trafikimit, pas operacionit të djeshëm të realizuar në Mitrovicë Veri ku ishin arrestuar 4 persona dhe ishte shkatërruar një laborator për kultivim të drogës, një operacion të ngjashëm e ka realizuar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës Jugore dhe në Fushë-Kosovë, i cili ka rezultuar po ashtu me arrestimin e 5 personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi 56 kg substancave narkotike të llojit marihuanë.

    Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës.

    Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë-Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.

    Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej  në fshatin Vaganicë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark