Qeveria Kurti hap konkurs për 700 policë në kohë të fushatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti hap konkurs për 700 policë në kohë të fushatës

    Insajderi
    29 September 2021 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Albin Kurtit ka hapur konkurs për pranimin e 700 policëve të rinj në kohë të fushatës zgjedhore.

    Pikërisht dje Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga ora 10:00 ka nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media e lëshuar nga policia e Ferizajt.

    Policia, në prani të medieve lokale ka shpërdanë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.

    KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM:

    • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
    • Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
    • Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
    • Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
    • Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
    • Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark