Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët komunal të Mitrovicës së Veriut lidhur me lirimin e disa pronave pranë “Tre Rrokaqiejve” në këtë komnë.
Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, ka deklaruar për Insajderin se përgjatë hyrjes në objekt, policia ka biseduar me disa punonjës që dyshohet të jetë ilegal.
“Sot pak para orës 11, Policia ka asistu zyrtarët Komunal të Mitrovicës Veriore në lidhje me verifikimin e Pronës së tyre tek tre rrokaqiejt. Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal”, ka thënë Elshani.
Ai ka bërë të ditur se pas verifikimit të disa dokumenteve, janë njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe është hapur rast për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.
Elshani tutje ka shtuar se s’ka pasur ndonjë të arrestuar, teksa në objekt janë vendosur shiritat.
“Gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident”, ka potencuar ai. /Insajderi.org/