×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Policia hesht për rrahjen masive në ndeshjen Sharri-Lepenci, rasti po trajtohet si “dëmtim i pasurisë”

    Insajderi
    04 March 2024 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme ndeshja mes dy klubeve kosovare “KF Lepenci” dhe “KF Sharri”, pati tensione të mëdha.

    Klubi i Lepencit ka raportuar se janë sulmuar nga tifozët dhe ekipi i Sharrit në Han të Elezit.  

    Edhe në videot e dërguara në redaksinë e Insajderit shihet ekipi i Lepencit në autobus, duke u sulmuar nga tifozët e Sharrit.

    Ishin tifozët ata që hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët. Atyre nuk iu mjaftoi vetëm ajo që ndodhi në fushë, por edhe pas përfundimit të lojës tifozët kanë gjuajtur me gurë automjetin që po transportonte lojtarët nga qyteti.

    Gazeta Insajderi gjatë gjithë ditës sot ka provuar të kontaktojë me Policinë e Ferizajt, por të njëjtit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje lidhur me rastin deri në këto momente.

    Rasti nga Policia e Ferizajt është duke u trajtuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.

    “Pas përfundimit të ndeshjes, nën përcjellje të policisë, Njësisë së Reagimit të Shpejtë, në dalje të terminalit doganor në Han të Elezit nga disa persona është sulmuar me gurë minibusi i ekipit KF “Lepenci” ku është dëmtuar (thyer) një dritare nga gurët e hedhur. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare nê Kaçanik, për lëndime të lehta trupore janë trajtuar tre persona”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe fillimisht është inicuar një rast “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës” për procedura tjera hetimore në identifikimin e personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave për këtë rast”.

    Pas gjithë kësaj loje të dhunshme Lepenci e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar, 3:0 ndeshjen me plot incidente ndaj Sharrit.

    Lepenci ka njoftuar se Komisioni i Garave i Ligës së Dytë ka vendosur që ndeshja e ndërprerë mes këtij klubi dhe Sharrit, të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3.

    Ndërkohë, për klubin e Sharrit priten dënime të tjera pas lëshimeve të mëdha në organizim të lojës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark