Policia britanike vazhdon kërkimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të sulmuesit vetëvrasës në Mançester.
“Po hetojmë një rrjet të gjerë terrorist në Britani”, thanë autoritetet.
Shtatë njerëz u arrestuan deri më tash, ndërsa një prej tyre u lirua sot.
Sulmi, të hënën mbrëma, në një sallë koncertesh në Mançester, la 22 persona të vrarë dhe 59 të plagosur.
Policia e identifikoi sulmuesin si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia.
Autoritetet rritën nivelin e kërcënimit terrorist në pikën “kritike”, që do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin shpejt.