Policia i arreston tre persona, shitën bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Policia i arreston tre persona, shitën bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi

    Insajderi
    05 June 2025 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Shqiptare i ka arrestuar tre persona nën dyshimin se shitën në “tregun e zi”, përkatësisht në Instagram, bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime të fryera.

    Ndërsa, dy persona tjerë janë çuar në procedurë penale.

    “Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social ‘Instagram’, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit ‘Shqipëri–Serbi’, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin ‘Attention’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Manipulimi i tregut’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave”.

    Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet të shtunën nga ora 20:45 dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark