
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se gjatë ditës së shtunë në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë kanë ndodhur edhe dy arrestime, personat që u arrestuan ishin në kërkim nga Policia e Kosovës
Në Gjakovë, me urdhrin e lëshuar nga Gjykata themelore Gjakovë janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse prone e te dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjate bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 51.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 310 fara te kanabisit , një revole Zastava me një karikator me tre fishek te kalibrit 7.62 mm, dhe një pushke gjuetie e nëntë fishek të kalibrit 12 GA. Lidhur me rastin i dyshuarit është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, në ora 00:35 në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Ndërsa në mbrëmje rreth orës 21:00 në bazë të urdhëresave te lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, në Aeroport teksa po tentonte të udhëtonte jashtë vendit. I njëjti dërgohet për vuajtjen e dënimit ne burgun e Smrekovnicës. /insajderi.com