×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i shpëton dy turistë të Belgjikës që humbën në Tropojë

    Insajderi
    10 October 2021 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë i ka ndihmuar dy turistë të Belgjikës të cilët kishin humbur rrugën në Tropojë.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se sy turistët nga Belgjika duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.

    “Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë. Turistët kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë”.

    “Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”.Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistët belg kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark