Policia identifikon njëzet e dy shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia identifikon njëzet e dy shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

    Insajderi
    05 August 2021 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion në Prishtinë në lagjen Velania, me ç ‘rast janë identifikuar (22) shtetas nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qenë me qëndrim të pa rregullt në Kosovë.

    Shtetasit e potencuar lart kanë qenë të ndarë në tri familje disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre.

     Trajtimi i tyre është bërë sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt me ç ‘rast janë zbatuar dispozitat ndëshkimore si dhe janë ndërmarrë masat e  depërtimi të disa prej tyre përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve  përmes vendimeve për largim me forcë.

    Shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge,  mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark