Policia inicion rast penal pas kërcënimit që mori Vjosa Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia inicion rast penal pas kërcënimit që mori Vjosa Osmani

    Insajderi
    20 May 2025 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast penal për presidenten Vjosa Osmani pas kërcënimit që ka marrë në adresën e Presidencës ditë më parë.

    “Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, njoftoi policia.

    LEXO EDHE:

    Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, bëri të ditur për një kërcënim që vinte nga një email anonim në drejtim të presidentes.

    Kupina ka kritikuar institucionet e sigurisë, duke thënë se janë bërë dhjetëra kërcënime, por s’ka pasur masa. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark