Policia intervenon për dhunë në familje, sulmohen zyrtarët policorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia intervenon për dhunë në familje, sulmohen zyrtarët policorë

    Insajderi
    02 August 2016 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e pasdites së djeshme policia në Skenderaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

    Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:00 në njërin nga fshatrat e zonës së Skenderajt, në kohën kur zyrtarët policorë i ishin përgjigjur një thirrjeje emergjente në një rast dhune në familje, ku dy të dyshuarit, përveç pengimit dhe mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.

    Dy personat e dyshuar janë arrestuar, ku pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, janë liruar për procedurë të rregullt, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark