Policia ka bërë të ditur se janë marrë në pyetje shtatë zyrtarë të prokurimit të QKUK-së rreth rastit të thyerjes së zyrave të këtij institucioni.
“Të dyshuar të panjohur kanë thyer zyrat e zyrtarëve të prokurimit në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar viktimat-zyrtarët, gjashtë meshkuj dhe një femër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç kanë thënë këta zyrtarë, përveç dokumenteve të shpërndara, nuk vërehet se diçka mungon në zyre.
Këtë rast policia e ka cilësuar si ‘vjedhje në tentativë’ dhe ‘dëmtim prone’./Insajderi.com