Policia e Milanos ka sekuestruar 130 kg kokainë dhe heroinë dhe ka lëshuar 38 urdhër-arreste, 31 prej të cilave janë për shtetas shqiptarë, njofton Top Channel.
Shtetasit e tjerë të kërkuar janë nga Maroku (5) dhe nga Tunizia (2).
Operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare, gjermane dhe spanjolle.