Sulmi ndaj gruas së zëvendësministrit Dukagjin Pupovci, Policia jep detaje për Insajderin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi ndaj gruas së zëvendësministrit Dukagjin Pupovci, Policia jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    10 May 2022 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci.

    Ngjarja është raportuar edhe në Polici nga sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë.

    Në lidhje me këtë, Gazeta Insajderi ka kontakuar me Policinë e Kosovës të cilët e konfirmuan rastin.

    Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, i tha Insajderit se Latifi-Pupovci është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

    “Sot rreth orës  14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm  mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Insajderin.

    LEXO EDHE


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark