×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje nga aksidenti ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal

    Insajderi
    09 October 2024 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka konfirmuar aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjakovë mes një veturë dhe motoçiklete.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur një person me motoçikletë, raporton Insajderi.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt

    Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pash Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt“, tha Elezaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark