Policia jep detaje nga vrasja në Rrugën B, vdes një 34 vjeçar dhe lëndohet një grua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje nga vrasja në Rrugën B, vdes një 34 vjeçar dhe lëndohet një grua

    Insajderi
    09 May 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i rëndë, pasi një person dyshohet se ka therur veten për vdekje pasi paraprakisht kishte lënduar të dashurën e tij.

    Rastin e ka konfirmuar edhe policia, ku bëhet e ditur se 34 vjeçari ka humbur jetën ndërsa 30 vjeçarja është lënduar nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

    “Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark