Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbetën dy të vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbetën dy të vdekur

    Insajderi
    10 March 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Madhe të Klinës, ku janë përplasur një kombibus me një tren.

    Në aksident vdiqën një burrë e një grua.

    “Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka njoftuar policia e Kosovës.

    Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark