Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Nazmi Mulakun, i njohur si ‘Bio Mulaku’, i cili prezantohej si mjek popullor.
Lidhur me arrestimin e tij policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje të reja.
I njëjti thuhet se dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike e mashtrim”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me dyshimin e bazuar se kishin ushtruar veprimtari mjekësore pa pasur kualifikime profesionale, duke mashtruar persona të ndryshëm kinse janë duke i shëruar nga sëmundje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok” si Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.
Në disa video, ai shihet duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë.