Policia e Kosovës dje njoftuar se është arrestuar një zyrtar në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një GRANDI që lidhet me ri-atdhesimin.
Gazeta Insajderi dje ka raportuar se i arrestuari është Bedri Sadiku i cili mban pozitën e Koordinator për kthim dhe riintegrim në Komunën e Mitrovicës.
Ndërsa sot në raportin policor janë shpalosur detaje tjera.
Siç thuhet në raport, një person ka informuar policinë se Sadiku i ka kërkuar 200 euro për t’ia rregulluar disa dokumente në komunë.
“Sheshi Isa Boletini, Mitrovicë Jug 04.07.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një zyrtar i komunës, i dyshuari mashkull kosovar, i ka kërkuar 200€ për të rregulluar disa dokumente në komunë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.