Policia jep detaje për dy aksidente që ndodhën sot në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për dy aksidente që ndodhën sot në Kaçanik

    Insajderi
    23 June 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar për dy aksidente që ka ndodhur në Kaçanik.

    Në ora 19:39, ka ndodhur në fshatin Soponic, ka ndodhur aksident me lëndime trupore.

    “Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli.

    Ai ka folur edhe për aksidentin e dytë që ka ndodhur në fshatin Doganaj.

    “Po të njëjtën datë, më 23.06.2025 rreth orës 11:14, është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë pa targa. Lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark